E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: Detyra ime të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit

Presidenti Ilir Meta këmbëngul se detyra e tij si Kryetar i Shtetit është të jetë i pari në luftën me grushtin e shtetit.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta falenderoi të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen masive, ndërsa paralajmëroi se objektivi i tij është mbrojtja e lirisë dhe demokracisë së vendit dhe popullit.

 

Reklamë

 

“Është detyra ime si Kryetar i Shtetit të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit! Është detyra ime si President i Republikës të mbroj i pari lirinë dhe demokracinë e vendit dhe të popullit tim! Jam i lumtur se zëri i popullit po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike. Jam i lumtur se Kushtetuta e popullit ka sot në shesh popullin e Kushtetutës.
FALENDERIM DHE MIRËNJOHJE TË GJITHËVE! #PërKushtetutën?? #PërRepublikën”, shkruan Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë