Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të premte, Sandër Lleshaj si ministër të Brendshëm.

 

Vendimi për dekretimin e Lleshaj erdhi pas më shumë se dy javësh debate mes dy institucioneve, Kryeministrisë dhe Presidencës.

 

Kreu i shtetit fillimisht e kishte emrin e Lleshajt si pasues të Fatmir Xhafës në Ministrinë e Brendshme, por shefi i qeverisë Edi Rama ridërguar sërish për dekretim emrin e tij.

 

Ndërkohë më herët kreu i shtetit  ka dekretuar lirimin e Sandër Lleshit nga grada Gjeneral, kërkesë e ardhur nga vetë ky i fundit.

 

Ndërkohë tashmë pas kësaj procedurë, Sandër Lleshaj do të bëjë betimin në Parlament.

 

Më poshtë vendimi i Metës i publikuar në faqen e Presidencës:

 

“16 Nëntor 2018, Presidenti Meta dekreton emërimin e Sandër Lleshaj Ministër i Brendshëm

D E K R E T  PËR EMËRIM MINISTRI

 

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit nr. 5211 prot., datë 09.11.2018,

 

D e k r e t o j:

Neni 1

Zotin Sandër Lleshaj, emërohet Ministër i Brendshëm.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 10957

Tiranë, më 16.11.2018.

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *