Subscribe

Presidenti Ilir Meta dekretoi këtë të mërkurë marrëveshjen e qeverisë me Pfizer-BioNTech për vaksinën.

 

Meta përcolli edhe një mesazh për më shumë transparencë dhe më shumë angazhim në sigurimin e vaksinave për të gjithë qytetarët.

 

“Presidenti i Republikës, i bën thirrje Qeverisë, që nëpërmjet një plani të qartë dhe efikas të angazhohet seriozisht me të gjitha burimet, për mbulimin e nevojave të popullsisë për vaksinim, brenda një kohe sa më të shkurtër dhe përmes një protokolli shëndetësor të sigurtë, që garanton ruajtjen e vaksinës në parametra të sigurtë, me qëllim efektivitetin e saj. Kreu i Shtetit thekson domosdoshmërinë e informimit të duhur të qytetarëve për vaksinën dhe karakteristikat e saj, sipas rregullave, që normojnë këtë proces me kaq rëndësi. Transparenca është thelbësore në demokraci, veçanërisht në luftën kundër kësaj pandemie tepër të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *