E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta dekreton marrëveshjen me “Pfizer” për vaksinat anticovid

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi këtë të enjte tre ligje të aprovuara nga parlamenti i Shqipërisë.

 

Mes tyre është edhe akti normativ për marrëveshjen mes Ministrisë së Shendetësisë dhe kompanisë Pfizer për vaksinat anticovid, i cili u miratua me dakordësine e palëve në parlament me 112 vota pro.

 

Reklamë

Postimi:

Po ashtu, kreu i shtetit dekretoi edhe ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës për Bashkëprodhimin Kinematografik, si edhe ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat.

Ligjin nr. 106/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 30, datë 27.9.2021 “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave”.
– Ligjin nr. 109/2021 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës për Bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar), Roterdam, 30.1.2017”.
– Ligjin nr. 108/2021 “Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë