E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta dekreton dy ligje, shtyhet pagesa e tatim-fitimit

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të martë dy ligje të mazhorancës, ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, si dhe miratimin e huamarrjes prej 139 milionë SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të financimit të shpejtë.

Kreu i shtetit shpjegoi se ligji i parë ka mundësuar shtyrjen e afateve të parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin të vitit 2020, duke mbështetur bizneset në drejtim të administrimit të likuiditeteve.

“Këto masa vlerësohen si të nevojshme për rehabilitimin e subjekteve të prekura si pasojë e pandemisë së COVID-19, veçanërisht të bizneseve të vogla, me qarkullim nën 14 milionë lekë”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë