Presidenti Ilir Meta dekretoi këtë të premte dhënien e gradës madhore “Gjeneral Major” për Gjeneral Brigade, Bajram Rushit Begaj, me detyrë “Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”.

Begaj ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer: “Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri;  “Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri;  “Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri;  “Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA;  “Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi.

Begaj ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Ai ka kryer detyra të ndryshme si: Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *