Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të mërkurë tre anëtarë të Gjykatës së Lartë. Përmes një dekreti, Meta emëroi gjyqtarë Sokol Sadushajn, Ervin Pupen dhe Ilir Pandën.

 

“Pasi siguroi një informacion shtesë prej Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi këto propozime, sot në datë 11.03.2020, brenda afatit që përcakton neni 136 i Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka vendosur;

– Dekretimin për emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidaturave të propozuara të:

 Zotit Sokol Sadushaj;

 Zotit Ervin Pupe;

 Zotit Ilir Panda.

Presidenti i Republikës, vlerësoi pa vonesë këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë, është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *