E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta dekreton Ajazin si ambasador në NATO

 

 

Ish-kreu i shërbimit sekret shqiptar Visho Ajazi  Lika do të jetë ambasador i Shqipërisë në NATO për 5 vitet e ardhshme. Emërimi është firmosur këtë të mërkurë nga presidenti Ilir Meta. Më herët këtë detyre e ka mbajtur Leonard Demi. Visho Ajazi Lika u emërua në postin e kreut të SHISH në gusht të vitit 2012, duke qëndruar në krye të institucionit për 5 vjet.

 

Reklamë

Ai u dorëhoq nga ky funksion në nëntor të këtij viti. Me pas, kryeministri Edi Rama e propozoi Visho Ajazin si kandidat per ambasador në NATO.

 

Ndërkohe, presidenti dekretoi sot edhe Albana Dautllarin si ambasadore ne misionin e përhershëm te Shqipërisë ne Strasburg, si dhe Igli Hasanin si ambasador pranë misionit te OSBE-se dhe organizatave ndërkombëtare, ne Vjenë.

 

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë