Subscribe

Presidenti i republikës Ilir Meta ka komentuar rezolutën e parlamentit e cila rrezonte dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve.

 

Megjithate kreu i shtetit riperseriti thirrjen që të gjithë institucionet të zbatojnë dekretin për anulimin e zgjedhjeve.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij kreu i shtetit ka theksuar sa më parë do të ketë një datë te re zgjedhjesh lokale.

 “Sa më parë që të jetë e mundur. Po punoj me shumë qetësi dhe me shumë përgjegjësi. Dekreti është në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë. Presidenti mban shënim me shumë vëmendje çdo institucion që shkel ligjin. Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit, që nuk ekziston. Presidenti nuk ndalon askënd të çmendet. Përkundrazi, i fton të gjithë që të izolojmë çdo të çmendur, i cili në këtë Ditë të Dhurimit të Gjakut bën thirrje për gjëra të ndryshme. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse vetëm ato sigurojnë çeljen e shpejtë të negociatave për në Bashkimin Europian, që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve. Dekreti është në fuqi. Dekreti është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. Kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë, le të vazhdojë! Është e drejta e tij. Presidenti ka të drejtë që të bëjë thirrje çdo ditë për reflektim. Ndër të tjera në fjalën e tij kreu i shtetit ka theksuar sa më parë do të ketë një datë te re zgjedhjesh lokale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *