Kete jave përplasja presidence-kryeministri ka njohur kulme te reja per shkak te vonesës ne dekretimin e dy ministrave nga ana e kreut te shtetit, por i vetmi qe ka qëndruar jashte konfliktit është kryetari i LSI, Ilir Meta.
Meta ka mbajtur nje pozicion qe jemi mësuar ta shohim shpesh te distancuar nga palët, duke u bere apel institucioneve te bashkëpunojnë.
“Unë besoj se ne kemi nevojë për një klimë sa më bashkëpunuese midis institucioneve, në respekt të zbatimit të Kushtetutës, edhe besoj që gjithçka do të ecë sipas parashikimeve që bën Kushtetuta. Kështu që nuk kam asnjë arsye për të qenë i shqetësuar se një iniciativë e tillë do të keqpërdoret për të sjellë konflikte apo kriza kushtetuese artificiale dhe të panevojshme”.
Ndryshe nga anëtaret e kabinetit qeverisës qe kane kërcënuar me shkarkim te Presidentit, Meta ka deklaruar se nuk ka arsye pse te shkohet ne veprime ekstreme.
“Duhet të ritheksojë durimin dhe besimin se fryma bashkëpunues midis institucioneve për zbatimin e Kushtetutës do të prevalojë mbi thellimin e mosbesimeve të panevojshme”.
Meta ka mbrojtur edhe ndryshimet ligjore per koncesionet te propozuara nga deputetet e partisë se tij.
“Kjo do të rrisë përfshirjen e Parlamentit, do të rrisë përgjegjësinë e gjithë institucioneve të cilat propozojnë partneritete të tilla, dhe natyrisht do të rrisë besimin e publikut tek dobia e çdo partneriteti apo koncesioni që do të miratohet dhe do të lërë më pak vend për spekulime dhe manipulime të opinionit publik”.
Deklaratat e Metes u bene gjate nje dalje publike per procesin zgjedhor qe do te përfshije partine qe ai drejton, proces gjate te cilit, do te votohet sipas parimit “një anëtar, nje vote” edhe per kryetarin.