E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta dekoron ish-ministrin e jashtëm italian Franco Frattini

Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot Franco Frattinin, me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Motivacioni për ish-ministrin e jashtëm italian dhe ish-komisioneri europian për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, ishte për kontributin e spikatur në forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë.

 

Po ashtu, Frattini u vlerësua për mbështetjen e pakursyer për integrimin europian dhe euroatlantik të Shqipërisë, si dhe për udhëheqjen e procesit historik të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë drejt BE.

 

Reklamë

Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, deputetë dhe ambasadorë. Presidenti Meta tha se Frattini ka qene një nga avokatët më të zëshëm për anëtarësimin në NATO e avancimin drejt BE.

 

Por Frattini po ashtu ka dhënë një mbështetje te posaçme edhe për Kosovën.

Më shumë video

Reklamë