Presidenti Meta dekoron ish-deputetin dhe diplomatin e njohur, ish-ambasadorin Bashkim Zeneli me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

 

Motivacioni: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar dhe veprimtarinë e gjatë e të spikatur në fushën e politikës së jashtme ku, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasador, u ka shërbyer me përkushtim çështjes kombëtare e integrimit euroatlantike të Shqipërisë”.

 

Të pranishëm në ceremoni ish-Presidenti, Rexhep Meidani, ministrat Fatmir Xhafaj e Pandeli Majko, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-ministra të Jashtëm, ambasadorë e deputetë

 

Meta e konsideroi Zenelin , një figure te shquar publike dhe me kontribut te spikatur ne politiken e jashtme por nuk la pa përmendur edhe kontributin e tij per pavaresine e Kosoves.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *