E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Politikë

Meta: Çdo ide për ndryshim kufijsh është i tmerrshëm

Presidenti Ilir Meta rikthesoi këtë të mërkurë qëndrimin e tij kundër ideve për ndryshim kufijsh në Ballkan.

 

Në një kohë kur Kosova dhe Serbia po tentojnë të arrijnë një marrëveshje, Meta tha se ndryshimi i kufijve do të sillte gjenocid.

 

“Çdo ide për ndryshim kufijsh në Ballkan është i tmerrshëm sepse është provuar që është kriminal, që sjell gjenocid, shkatërrim, armiqësi, dëme të jashtëzakonshme, nuk mendoj se ka më vend për të ndodhur ndonjë eksperiment në Ballkan. E vetmja rrugë e përbashkët është ajo e integrimit evropian. Ky ka qenë qëndrim i qartë dhe është dhe do të jetë gjithmonë i imi. Të gjitha institucionet e Shqipërisë për 20 vite kanë patur dhe kanë këtë qëndrim. Kushdo që del në mënyrë publike apo informale jashtë këtyre qëndrimeve, bën një politikë që nuk është në interesin kombëtar”, u shpreh Ilir Meta, gjatë një conference të përbashkët me homologen kosovare, Vjosa Osmani.

Më shumë video

Reklamë