E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Meta: Çdo akt burracak dhune ndaj grave nuk duhet toleruar

Presidenti Ilir Meta  në ditën ndërkombëtare kundër dhunës së gruas, ka bërë thirrje për të dënuar dhe mos toleruar këtë fenomen.

 

Reklamë

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit thekson se është e domosdoshme dënimi me të gjithë forcën e ligjit të dhunës verbale e fizike ndaj grave dhe vajzave.

 

Ndër të tjera ai shkruan se një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave.

 

“Fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk duhet rreshtur kurrë së dënuari. Çdo akt burracak dhune, verbale e fizike ndaj tyre, nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet, sidomos nga një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta. Një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ndaj edhe sot në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, në mbështetje të fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli”, Institucioni i Presidentit të Republikës do të solidarizohet me këtë nismë jetike për shoqërinë tonë, dhe domosdoshmërinë e dënimit me të gjithë forcën e ligjit të dhunës verbale e fizike ndaj grave dhe vajzave”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë