E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta bisedë telefonike me Thaçin: Të shkëmbejmë përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar këtë të premte një bisedë telefonike me homologun e tij të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kreu i shtetit ka bërë me dije së ata diskutuan për gjendje aktuale të pandemisë dhe për masat e marra nga të dyja vendet për përballimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike.

Reklamë

Meta theksoi që shprehën vullnetin e përbashkët për t’u koordinuar dhe shkëmbyer ngushtësisht përvojat për tejkalimin e situatës së COVID-19.

“Kënaqësi të zhvilloja sot një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.
Diskutuam mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19. Shprehëm vullnetin që në frymën e solidaritetit mbarëkombëtar dhe bashkëpunimit rajonal, të dyja shtetet të koordinohen dhe të shkëmbejnë ngushtësisht përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës së vështirë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë