E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta betohet si president

Nga sot, Ilir Meta është zyrtarisht President i Republikës se Shqipërisë. Ai është betuar ne sesionin e jashtëzakonshëm te kuvendit, e këtë here e pranishme ishte edhe opozita, e cila nuk ishte ne parlament kur Meta u zgjodh ne postin e kreut te shtetit. Ne fjalën e pare si kryetar i shtetit, Meta ka premtuar se do te leje pas krahëve përkatësinë politike e do te zbatoje Kushtetutën.

 

Presidenti Meta, i cili për 25 vjet me radhe ka qene deputet i Parlamentit, ka premtuar se do te punoje për konsensus mes forcave politike. Pas fjalës ne Parlament, Meta ka lëvizur drejt presidencës, ndërsa ka takuar një pjese te mire te deputeteve te pranishëm.

 

Reklamë

Ne ceremoninë e betimit ne parlament ishin te pranishëm edhe ambasadoret kryesore ne Tirane, zyrtare te larte te shtetit si dhe drejtues te komuniteteve fetare. Ilir Meta u zgjodh ne postin e presidentit me 87 vota pro ne 28 prill.

 

 

Më shumë video

Reklamë