Presidenti Ilir Meta u ka bërë ftesë të gjithë shqiptarëve që të mbrojnë dhe të promovojnë Alpet shqiptare.

 

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, presidenti Meta në një postim në “Facebook”, shprehet se Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një “diamant” i Evropës.

 

“E “stolisur” me Alpe dhe male nga më të bukurit në botë dhe me një natyrë të mahnitshme, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli apo një “diamant” i Europës, siç e cilësojnë dy video-blogerët e famshëm Alyne e Nuseir Yassin. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, i ftoj të gjithë të mbrojmë e promovojmë Alpet e malet tona, që kanë një pasuri e potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, për të rritur mirëqenien e banorëve të këtyre zonave dhe për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve e të gjithë qytetarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *