E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Meta “bekon” kombëtaren para Lojërave Mesdhetare

Presidenti Meta i dorëzoi Flamurin Kombëtar ekipit shqiptar, pjesëmarrës në Lojrat Mesdhetare “Tarragona 2018”, që do të mbahen në Spanjë nga fundi i këtij muaji deri në ditët e para te korrikut.

 

Flamurmbajtësi i Shqipërisë në këtë aktivitet të rëndësishëmd do të jetë kampioni i Ballkanit dhe Evropës në kërcimin së gjati, atletit Izmir Smajlaj.

 

Reklamë

Në fjalën e tij para ekipit kombëtar, Meta i uroi suksese sportistëve në garat dhe ndeshjet ku do të garojnë.

“Sporti është një element i çmuar që na ndihmon në rritjen e identitetit kombëtar, për të qenë sportistë të mirë dhe qytetarë të devotshëm. Suksese dhe përfaqësim sa më dinjitoz të ngjyrave kuq e zi e flamurit kombëtar në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë.Uroj që sportistët që përfaqësojnë ekipin e Shqipërisë të arrijnë rezultate të larta e sa më shumë medalje në këtë Vit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.”

 

Ndërkohe Izmir Smajlaj në fjalën e tij të rastit në këtë ceremoni tha se për të është Nder dhe krenari mbajtja e flamurit kombëtar, teksa premtoi se sportistët do të japin më të mirën për të marrë sa më shumë medalje në Lojërat Mesdhetare.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë