E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Reforma bashkë me opozitën”

Për Ilir Metën, reforma në drejtësi arrihet vetëm me konsensus politik mazhorance-opozitë. Deklarata e prerë e kryeparlamentarit bëhet pas publikimit të draft opinionit të Komisionit të Venecias. Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka folur për ekzistencën e një plani “B” për miratimin e paketës, nëse opozita do ta refuzojë, Meta flet vetëm për respektim të opinionit të Venecias. I vetëdijshëm për dallimet mes mazhorancës dhe opozitës për pika të caktuara të reformës, kryeparlamentari rrugëzgjidhjen e sheh tek asistenca e Misionit EURALIUS të Bashkimit Europian dhe amerikanëve të OPDAT. Rëndësi për kreun e kuvendit, njëherësh kreu i LSI-se, ka lufta kundër korrupsionit dhe jo nga do të varet institucioni përkatës. Tashmë që Komisioni i Venecias e tha fjalën e tij mbi propozimet për ndryshimet kushtetuese, numri një i Kuvendit kërkon nisjen sa më shpejt të punës për konkretizimin e rekomandimeve.

Më shumë video

Reklamë