Subscribe

Presidenti Meta kreu homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” me rastin e 5 Majit.

Ai vendosi një kurorë me lule te Monumenti “Nëna Shqipëri” dhe u përul me respekt për të nderuar kujtimin, veprën dhe sakrificat sublime të Dëshmorëve të Atdheut.

Pas ceremonisë ai dha një prononcim për mediat ku vuri ne dukhje se kjo është një ditë e veçantë për të gjithë popullin shqiptar, sepse është Dita e Dëshmorëve të lirisë, të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, në radhë të parë.

“Është dita e Qemal Stafës dhe të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë, që bënë sakrificat më sublime për t’i rikthyer lirinë dhe pavarësinë vendit, por njëkohësisht edhe për ta vendosur Shqipërinë në anën e duhur të historisë, në atë anë ku për fat të mirë ndodhemi edhe sot. “

Por kreu i shtetit e shfrytëzoi këtë moment për ti bërë edhe një thirrje aktoreve politik në vend për dialog dhe bashkëpunim në të mirë të vendit.

“Pikërisht sot është një ditë nderimi për sakrificat e dëshmorëve, për flijimin e tyre, për ëndrrat e tyre, por është edhe ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë interesat e vendit, të së ardhmes së tij europiane, të stabilitetit përmes dialogut dhe bashkëpunimit, në mënyrë që ëndrrat e tyre të realizohen plotësisht dhe që të nderojmë vërtet ashtu siç duhet kujtimin e të gjithë atyre, të cilët kanë bërë sakrificat më të mëdha, më sublime, për të ardhmen e Shqipërisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *