Subscribe

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një dalje për mediar shenjestroi kryeministrin Rama në lidhje me inceneratoret.

 

Ai tha se ka qënë LSI e cila denoncoi e para aferen e inceneratoreve në vitin 2021.

 

Meta shtoi madje se kjo afere ka qënë e mirëmenduar nga Rama që kur PS ka qënë në opozitë.

 

 

“Ahmetaj nuk ishte aq i fortë sa të çonte përpara aferën. Denoncimet e para për aferën e inceneratorëve kanë ardhur nga LSI. Unë si president i kam denoncuar para zgjedhjeve të 2021. Dhe ish-LSI, e ka denoncuar. Disa ish-ministra, ish-drejtorë janë ndaluar për përgjegjësi individuale, kjo përgjegjësi vazhdon. Kemi të bëjmë jo vetëm me përgjegjësi individuale, por dhe kolektive, për shpërdorimin e fondeve publike. Rama do që të hajë të gjitha kumbullat, kurse shokët e tij të hanë burgun. Afera e inceneratorëve është e mirëmenduar, e strukturuar, që në kohën kur PS ka qenë në opozitë. Të gjithë shohin që në dokumente, se si ka funksionuar kjo aferë dhe se si një grup i strukturuar ka vënë në lëvizje shtetin, ministritë, institucionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *