Presidenti Ilir Meta përsëriti qëndrimin e tij se ndryshimi për Shqipërinë do të vijë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

 

Gjatë një takimi me studentët ekselentë në Korçë, Meta tha se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet më shumë.

 

Sipas tij, të gjithë duhet të bashkohen për të bërë Shqipërinë si gjithë Evropa.

 

“Duhet të bëjmë çdo përpjekje për të mbështetur rininë dhe për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë. Të dëgjojmë zërin e tyre, t’u japim çdo shans, t’u krijojmë çdo mundësi dhe të rritim pjesëmarrjen e të rinjve në çdo nivel përfaqësimi. Është koha të bashkojmë të gjithë forcat dhe energjitë, për një qëllim të përbashkët: ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, të rikthejmë besimin e shpresën tek të rinjtë dhe tek të gjithë qytetarët, për të ndërtuar këtu të ardhmen e sigurtë europiane. Unë besoj fort tek demokracia. Demokracia është fuqia e popullit. Forca e popullit qëndron tek vota dhe referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të hapur një epokë të re të ndryshimit të madh për të rinjtë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *