Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje qytetarëve që më 25 prill të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, me qëllim që më pas të kërkojnë llogari.

 

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Meta deklaroi se 25 prilli do të jetë një ditë e rëndësishme.

 

Ai theksoi se detyra e tij si president është të mbrojë Kushtetutën dhe pluralizmin politik.

 

“Unë jam në këtë detyrë për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur pluralizmin politik që është në themel të kushtetutës sonë dhe për të mbrojtur zgjedhjet e lira dhe të ndershme që janë edhe në themel të pluralizmit dhe vetë Kushtetutës. Kështu që kush ka shqetësim nga angazhimi im që t’u kujtoj qytetarëve shqiptarë se fuqia e vërtetë e tyre është vota e tyre, se dinjiteti dhe e ardhmja e tyre është vota e tyre, se përgjegjshmëria ndaj fëmijëve të tyre është vota e tyre dhe askush nuk mund të ankohet për demokraci dhe nga qeveria në rast se nuk merr pjesë në zgjedhje dhe në rast se nuk e shpreh vullnetin e tij në mënyrë të lirë dhe demokratike, larg çdo presioni dhe çdo forme intimidimi. Kjo është detyra ime, unë do ta bëj këtë detyrë me bindje të plotë, aq më tepër që jam këtu në Vlorë, në vendin e lirisë, të pavarësisë dhe sovranitetit. Jam i sigurt se dhe 25 prilli do të jetë një ditë e rëndësishme, e jashtëzakonshme e afirmimit të lirisë, pavarësisë dhe të sovranitetit.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *