Të paktën 35 nxënës nga mosha 7 deri në 12 vjeç u mbajtën për orë të tëra të mbyllur në një shkollë fillore pasi një anëtar i stafit – sipas uebsajtit amerikan Bloomberg , një mësues e- rezultoi pozitiv me Covid .
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në një institut në Pekin .
Prindërit e fëmijëve u grumbulluan jashtë objektit për të dëgjuar lajme nga fëmijët e tyre.
Rreth mesnatës, më në fund drejtori u shfaq për t’u thënë atyre se nxënësve iu ishin bërë testet antiCovid dhe do ta kalonin natën në shkollë duke pritur rezultatet.
Mësuesi kryesor u kërkoi prindërve të sillnin rroba, jorganë dhe jastëkë për të kaluar natën në shkollë.
Përveç kësaj, ai u tha atyre se fëmijët do të transferoheshin në kampe karantine të nesërmen.
Sipas raportimeve nga BBC, shkolla u mbyll përkohësisht.
Që nga fillimi i pandemisë, Kina ka qenë shumë e rreptë në masat e kontrollit kundër Covid dhe nuk tregon shenja ndryshimi në mënyrën se si e përballon virusin.