Subscribe

Pikëpyetjet e ngritura në shumë vende të Europës mbi efektet anësore të vaksinës AstraZeneca, kanë bërë që një pjesë e mësuesve në Fieri të hezitojnë marrjen e dozës së parë.

Ata thanë se do ta bëjnë injeksionin në një moment të dytë.

 

“Jo nuk do ta bëj se sapo e kalova virusin. Ky është motivi. Kam probleme në mushkri dhe kam marrë mjekim për koronën.”

“Jo për momentin. Po pres të kontaktoj me mjekun për shkak të një alergjie familjare.”

“Jo. Sapo e kam kaluar kjo është arsyeja.”

 “Për momentin jo. Kam probleme shëndetësore dhe do ta lë për një moment të dytë. kam parë në rrjetet sociale por nuk jam e ndikuar nga ato për çfarë është folur. Kam bërë një ndërhyrje dhe dua ta shty për pak kohë bërjen e vaksinës.”

 

Nga ana tjetër të shumtë ishin dhe mësuesit që u vaksinuan.

 

“Sapo e mbarova. Nuk ndjej asnjë gjë dhe jam shumë mirë. Mësuesit duhet ta bëjnë vaksinën se është një gjë normale.”

“Jam e para që vaksinohem. Zgjodha të vaksinohem pasi marrëdhënia ime e punës ka të bëj me njerëzit.”

 

Procesi i vaksinimit u ndoq nga afër nga ministrja Manastirliu dhe kryeministri Rama.

 

OGERTA MANASTIRLIU – MINISTRE E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

“Nuk ka pasur një përqindje që të na alarmojë në këtë pjesë pasi bëhet një vlerësim i mësuesve paraprakisht para se të bëhet vaksina, si është gjendja, jepet rekomandimi nga mjeku përkatës, nëse heziton dhe do ta bëjë në një moment të dytë, shkruan arsyen në formular, vaksina nuk është e detyrueshme, por është e këshillueshme.”

 

Deri më tani dozën e parë të injeksionit e kanë marrë mbi 2600 mësues në të gjithë vendin.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *