Subscribe

Ftesa që Kryeministri Edi Rama bëri për mësuesit në pension që të rikthehen në mësimdhënie ka shkaktuar reagime të shumta dhe polemika në rrjet, ku njerëzit janë ndarë në dy palë, në ata që mendojnë se kjo ftesë vjen sepse mësuesit e vjetër janë një aset i arsimit dhe nuk duhen humbur.

Dhe pala tjetër që mendon se e vërteta është ndryshe, sipas tyre mësuesit aktualë nuk janë aq të kualifikuar dhe edukimi i brezave të rinj po bëhet më i vështirë, e për këtë nevojitet të rikhehen në shkollë mësuesit që kanë dalë në pension.

Lidhur me këtë deklaratë të kryeministrit, në studion e “Vizioni i Pasdites”, të ftuara ishin dy mësuese që aktualisht kanë dalë në pension, Arjeta Tasha dhe Luljana Saraseli si dhe ekspertja e arsimit Sanie Korini, të cilat diskutuan se si e pritën këtë vendim.

Ekspertja e arsimit, Sanie Korini tha se rikthimi i mësuesëve pensionistë në punë me orare të reduktuara do t’i shërbejë shumë mirë arsimit.

Gjithashtu edhe mësuesja Luljana Saraseli bëri me dije se bashkëpunimi mes mësuesëve të rinj dhe atyre në pension do të ndikojë për mirë në arsim.

Arjeta Tasha, mësuese e cila ka tre vite që ka dalë në pension, tha se mezi e kishte pritur këtë vendim të kryeministrit.

Pjesë nga biseda:

Luljana Saraseli: Unë kam 6 vite që kam dalë në pension dhe nuk isha gati të mbyllja ciklin. Nuk duhet që të dalësh në pension dhe të mbyllesh në guackë. Unë e kam përjetuar shumë keq, sa dola në pension, direkt më thirrën në shkolla private.

Arjeta Tasha: Unë kam qenë shumë këmbëngulëse që të vinte ky propozim dhe e kam mirëpritur. Jam kënaqur shumë kur e dëgjova. Unë kam tre vite që kam dalë në pension. Do të përkrahet nga gjithë mësuesit besoj dhe do jemi mbështetës për mësuesit e rinj me orë të reduktuar. Hajde t’i japim një dorë mësuesëve. Jepi mundësinë mësuesit të punoj me orë të reduktuar.

Sanie Korini: Për mua deklarata është më se e mirëpritur

Brikena Prifti: I shërben për mirë sistemit arsimor?

Sanie Korini: I shërben për shumë mirë. Nuk është ideja që ne të rikthejmë këta mësues dhe ti strapacojmë, por ti marrim dhe ti trajtojmë si një vlerë në arsim.

Brikena Prifti: A është rikthimi i mësuesëve në pension një nevojë?

Sanie Korini: Nuk është një nevojë, sepse mësues të rinj ka.Të kesh një mësues të vjetër në shkollë është një aset. Nuk duhet të mendojmë se do vijë një mësues i moshës 70 vjeçare të na japi një zgjedhje, jo, mendoj se kryeministri e ka pasur fjalën tek suporti që do të na japin mësuesit e dalë në pension. Ne po diskutojmë si të përmirësojmë arsimin.

Luljana Saraseli: Cilësia nuk është të flasim realitetin. Mësuesit e vjetër kanë përvojat e tyre dhe bashkëpunimi me mësuesit e rinj do jetë një proces në zhvillim. Ka mësues shumë që kërkojnë ndihmë dhe ne bashkëpunojnë, por ka dhe mësues që kanë një moskokëçarje dhe kjo më vret. Papërgatitja e mësuesit vjen që nga bangat e shkollës, jo tek të gjithë.

Sanie Korini: Shkollat private i kanë parë gjithmonë mësuesit si asete. Sa i përket bashkëpunimit të rinjëve me të vjetër ne i dimë problematikat ndër brezat. Mësueset e vjetra nuk e kanë problem të përshtaten me kurrikulat e reja. Mësueset e reja nuk kanë pse ndihen keq se askush nuk ua zë vendin e punës.

Arjeta Tasha: Unë e kam parë arsimin me një përparim shumë të madh dhe zëri im është dëgjuar. Nuk flas vetëm në emrin tim, por në të shumtë mësuesve që e kanë pritur shumë mirë këtë deklaratë të zotit kryeministrit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *