E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Mësuesit në Korçë “shpërfillin” porosinë për tu vaksinuar, mbi 200 pa marrë asnjë dozë

Ditën e sotme institucionet arsimore në Korçë janë hapur për rreth 9000 nxënës, ku vetëm 5500 prej tyre kanë vendosur për t’u rikthyer në bankat e shkollës për ripërsëritje të lëndëve.

Mësuesit, të cilët kanë marrë urdhër për t’u vaksinuar duket se jo të gjithë kanë qënë dakord me këtë porosi të institucioneve shtetërore.

Reklamë

Drejtori I zyrës vendore të arsimit parauniversitar Korçë shprehet se ende janë mbi 200 mësues në qytetin e Korçës, të cilët nuk kanë marrë ende dozën e parë.

Edhe në qytetet e tjera të këtij qarku vihet re se ende ka mësues të pavaksinuar. Mbi 100 mësues në Maliq, 56 në Pogradec, e afro 40 në Devoll ende nuk janë paraqitur pranë qendrave të vaksinimit, ashtu siç janë porositur. Ndryshe rezulton me Kolonjën ku vetëm 15 mësues nuk janë vaksinuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë