Subscribe

Gjashtë për qind më të larta do të jenë rrogat e bluzave të bardha dhe mësuesve prej 1 korrikut. Në total përfitues do të jenë mbi 55 mijë punonjës të administratës publike. Në shëndetësi një rrogë të rritur do të marrin mjekët, infermierët dhe specialistët e punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE

 

Nga kjo rritje përfitojnë rreth 19 mijë mjekë, infermierë dhe profesionistë shëndetësorë që ofrojnë shërbimet në të gjithë sisitemin tonë shëndetësor, në taë parësor dhe atë spitalor.

 

Për mjekët e rinj, ata që kanë mbyllur specializimin apo janë drejt përfundimit të tij, është menduar një shpërblim.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE

 

Të gjitha ata mjëkë në bazë të kontratave me Ministrinë e Shëndetësisë që ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimeve të tyre edhe një shpërblim financiar në masën 15 mijë lekë në muaj. Do të përfitojnë rreth 300 mjekë.

 

Për të parën herë rritje rroge në arsimin parauniversitar do të përfitojnë punonjësit psikosocial dhe oficerët e sigurimit nëpër institucionet arsimore dhe ato kulturore në çdo bashki të vendit.

 

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT

Në total janë 36 mijë e 700 punojës që do të përfitojnë. Ashtu sikurse do të rriten pagat e mësuesve, atyre ndihmës dhe shkollave profesionale do të rriten pagat e punonjësve të sistemit parashkollor, pra edukatorët dhe punonjësit e konvikteve.

 

Si për arsimtarët dhe për bluzat e bardha është premtuar se deri në fundin e 2025, që përkon edhe me përfundimin e mandatit të tretë qeverisës së Edi Ramës, pagat e tyre do të jenë 40 për qind më të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *