Subscribe

Në  gjimazin Qemal Stafa vijon prej ditësh vaksinimi i mësuesve. Ata thonë se përpos hezitimit, duhej që ta bënin injeksionin.

Edhe në Vlorë po vijon vaksinimi i pedagogëve të Universitetit Ismail Qemali.

Dozën e parë e morën rreth 170 persona, mes të cilëve pedagogë dhe personel i administratës. Ata thanë se nuk patën asnjë mëdyshje, pasi vaksina e AstraZencas është certifikuiar së fundmi si e sigurt, raporton Vizion Plus.

 

Pedagogët

“Ekzistonte nje lloj frike pasi vakaina qe ne beme eshte Astrazeneca, por duke u informuar, tashme frika ka kaluar. Shpresojme qe dhe te tjeret te kene fatin tone ta bejne sa me shpejt ne menyre qe pandemia te largohet njehere e me pare.”

“Jo fare. Une i besoj shkences. Para nje viti ishim te frikesuar. Vete kryeministri Johnson e beri vaksinen dhe Merkel e deklaroi gjithashtu. I besoj shkences.”

Mes personave të stafit akademik që u vaksinua ishte dhe deputetja socialiste, Vilma Bello.

“Nuk ka asnje problem as Astrazeneca. Sepse ne cilesine e nje pedagogeje, por ndonese ne cilesine e deputetes une kam ardhur ketu si gjithe koleget e mi per te bere nje vaksine per te mbrojtur jeten dhe per t’u dhene nje mesazh te tjereve qe nuk ka asnje gje.”

Sipas autoriteteve shëndetësore, deri më tani asnjë arsimtar nuk ka shafqur probleme anësore nga vaksina e AstraZenca.

AGRON BASHLLARI – KREU I EPIDEMIOLOGJISË NË VLORË

“…Ka variacione gjate vaksinimit. Nje pjese ka kaluar Covid-in dhe do behen ne nje moment te dyte. Por hezitues nuk kemi me. Thjesht kemi persona qe kane nje situate shendetesore te momentit dhe e spostojme ne moment te dyte. Qendrat rurale kane filluar gjate javes se kaluar dhe vazhdojnë. Gjate kesaj jave do te mbyllet vaksinimi i personelit shendetesor per te treja bashkite.” 

Procesi i vaksinimit vijon dhe në rrethe të tjera të vendit, ku krahas mësuesve, po marrin dozën e dytë të injeksionit dhe kategoria e personave mbi 80 vjeç.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *