Subscribe

Mësuesit shprehin rezerva per udhëzimin e ministrisë së Shëndetësisë mbi masat e anti-Covid që do zbatohen në të gjitha strukturat e arsimore parauniversitare për vitin shkollor 2020-2021.

Sindikata e arsimit thote se zbatimi e protokollit te sigurise ne praktike eshte shume i veshire. Nje nga shqetesimet kryesore eshte kosto per maskat , mbajtja e te cilave do te jete e detyrueshme duke filluar nga klasa e peste.

ISA HALILAJ

SINDIKATA E PAVARUR E ARSIMIT

E shohim me rezerva udhëzimin sepse nuk është përcaktuar qartë mbrojtja e mësuesit, nuk është percaktuar se kush paguan ose kush i blen maskat. Nqs nuk ka mësues të sigurtë, nuk ka nxënës të sigurt. Qeveria të alokojë një fond. kemi kerkuar alokimin e nje fondi qe ne maj, nuk mund te zbatohen protokollet pa mbeshtetje finaciare. udhezimi eshte i vonuar.

Kapaciteti i shkollave sipas Halilajt eshte nje tjeter problematik per te cilen taske forca e shendetsise nuk ka percaktuar nje zgjidhje te qarte. Mbingakrkesa ne institucionet arsimore eshte e madhe edhe per shkak te demtimit te disa objekteve nga termeti.

Mostrajnimi i mesuesve per zbatimin e protokollove.Tjetër problematikë është se nuk eshte percaktuar levizja e mesuesve jashte shkolles. Bartesit kryesore mund te jene mesuesit.Në zonat urbane eshte problem pasi mesuesit qe perdorin transportin publik, rrezikojne infektimin qe aty, pasi brenda urbaneve nuk zbatohen protokollet.Ne zonat urbane sidomos, kapacitetet e shkollave tona nuk i përmbushin kushtet për të pritur nxënësit sipas udhëzimit.

Viti shkollor do te nise ne 14 shhator. Sipas udhezimit te ministrise se Shendetesise nxënësit apo prindërit do të plotësojnë çdo ditë formularin e deklarimit për gjendjen shëndetësore të fëmijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *