Subscribe

Rreth 17 mije mësues ne te gjithë vendin iu nënshtruan provimit për te testuar aftësitë e tyre. Pyetjet ishin ndare ne katër fusha, metodike dhe mësimdhënie, pedagogji, komunikim dhe etika. Testi ishte hartuar nga një grup specialistesh nga instituti i zhvillimit. Ne provim hynë te gjithë mësuesit qe kane me pak se 20 vite pune ne arsim dhe drejtuesit e shkollave. Gjate inspektimit te testimit kombëtar, nga dy shkolla ne Durrës, ministria Lindita Nikolla përsëriti se ky provim nuk do te heqë mësues nga puna. Rezultatet do te shërbejnë per t’u njohur me standardet dhe formimin e tyre. Por Partia Demokratike e ka cilësuar te paligjshëm dhe testim politik, provimin e mësuesve ne shkalle vendit. Ndërkohe Ministria e Arsimit përsërit se ky model është huazuar nga shume vende te Bashkimit Evropian dhe nuk ka per qellim penalizmin e mësuesve.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *