E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mësuesi ngacmoi seksualisht nxënësen në kabinetin e shkollës, lihet në burg

Një mësues është lënë në paraburgim për të paktën një muaj pasi akuzohet se ka prekur për qëllime seksuale nxënësen e tij në Kosovë.

Gjykata Themelore në Pejë pranoi kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit me kohezgjatje 1 muaj për të pandehurin XH.J, për shkak të dyshimit të bazuar se në kabinetin e shkollës, ai ka nisur që të prek për qëllime seksuale nxënësen e tij të mitur.

Sipas gjykatës, i pandehuri një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të shkonte në kabinetin e shkollës për ta ndihmuar në nxjerrjen e disa statistikave. Me të shkuar në cabinet, mësuesi ka nisur të ngacmojë seksualisht nxënësin e mitur duke e prekur në trup.

Vajza është larguar me vrap dhe ka njoftuar prindërit e vet, përpara se mësuesi të arrestohej.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë