Subscribe

Një ngjarja e rende është shënuar këtë te enjte në një nga shkollat e Bulqizës. Agim Muça, mësues në shkollën “Orzhanov” të Ostrenit ka ushtruar dhune masive ndaj 12 nxënësve. Ngjarja ndodhi rreth orës 9:00 ne klasën e trete te kësaj shkolle, ku Muça po jepte mësim. Vete fëmijët rrëfejnë për terrorin e përjetuar. Ne baze te dëshmisë, mësohet se nxënësit janë rrahur me drutë e zjarrit që ndodheshin në klase, ndërsa mësuesi 63-vjeçar ka qenë në gjendje të dehur. Si pasojë e goditjeve te forta, katër prej te miturve janë transportuar ne qendrën shëndetësore. Ne gjendje me te rende është nje vajze e cila ka plage te renda ne koke. Prindërit thonë se Agim Muça shkonte vazhdimisht në gjendje të dehur për të dhënë mësim, e ka ushtruar dhune sistematike ndaj fëmijëve, te cilëve u bënte presion qe te mos tregonin. Zyra Arsimore Bulqizë, ka vendosur menjëherë pezullimin nga puna të mësuesit, ndërsa forcat e policisë së Dibrës kanë bërë arrestimin e tij në kushtet e flagrancës dhe vijojnë hetimet per dokumentimin e plote te ngjarjes. Nga Tirana ka reaguar edhe zv/Ministrja e Arsimit Nora Malaj, e cila ka bërë thirrje që ngjarje të tilla të zhduken nga realiteti shqiptar. Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, shkoi ne vendngjarje ku vizitoi nxënësit e plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *