Të tjerë persona janë infektuar në shkolla e në polici në Urë-Vajgurore.Pas infektimit të Shefit të Komisariatit të Policisë Urë-Vajgurore një javë më parë, sot një tjetër efektiv ka rezultuar pozitiv. Ai punon si inspektor i krimeve në këtë komisariat dhe kishte disa ditë me shenja. Ai ishte i karantinuar në banesën e tij.

 

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, ndërkohë që sot në këtë komisariat policie janë testuar edhe 18 efektivë, që rezultojnë të jenë kontaktet e afërta në punë të inspektorit të infektuar.

 

Infektime me COVID-19 janë regjistruar  edhe në instutucionet arsimore në Urë-Vajgurore. Dy mësuese janë konfirmuar pozitive me SarsCov-2. Punonjësit e Drejtorisë së Higjenës në Berat kanë kryer dezinfektimin në ambientet e brendshme të këtyre dy shkollave, ndërkohë që mjekët epidemiologë të Drejtorisë së Shëndetit Publik po kryejnë edhe hetimet epidemiologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *