Nje lajm i bujshëm vjen nga Spanja. Prestigjiozja Marca ka bere te ditur se Lionel Mesi mund te largohet ne parametrat zero nga Barcelona ne vjeshtën e vitit 2018,  atëherë kur i mbaron edhe kontrata. Sipas spanjolleve,  argjentinasi i ka thënë jo nje rinovimi te kontratës ne javën e dyte te korrikut, atëherë kur ishte me pushime me familjen, një vendim qe i është komunikuar klubit nga babai i tij menaxher Jorge. Refuzimi i rinovimit ka ardhur ne një moment jo shume pozitiv për nje prej futbollisteve me te mire te botes: humbja e finales se kupës se Amerikës me Argjentinën  e shoqëruar ne ate kohe me lamtumiren nga kombëtarja, dënimi me 21 muaj burg dhe nje gjobe prej 2 milionë euro per evazion fiskal. Barcelona ne këto momente është e mbrojtur me nje klauzole prej 250 milionë euro per largimin e lojtarit, ashtu siç është i vërtete fakti qe kontrata përfundon ne 2018. Një kohe jo e largët ku Manchester City i Pep Guardioles kërkon te përfitoje duke bere nje oferte te parezistueshme vete lojtarit. Dhe te humbësh Mesin ne parametrat zero do te jete nje dem i pallogaritshëm per Barcelonën. Aktualisht Mesi ka nje page prej 20 milionë euro ne sezon, plus bonuset per arritjen e objektivave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *