E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Messi thyen rekordin dhe i bën presion Realit

Barcelona's Lionel Messi shoots at goal during the La Liga Santander match between FC Barcelona and Real Sociedad, at Camp Nou, in Barcelona, Spain, on March 7, 2020. Photo: Reuters

Barcelona është ringritur shpejt pas humbjes në El Klasiko javën e kaluar.

Katalanasit mundën me jo pak vështirësi në shtëpinë e tyre Sociedadin me rezultatin 1 me 0. Një sukses që I con përkohësisht në vendin e parë në pritje të duelit që do të ketë Reali këtë të dielë.

Messi inspiron katalanasit gjatë gjithë pjesës së parë por blerja e janarit Braithwaite nuk shënon dot në dy raste.

Pastaj i vjen radha vetë “pleshtit” që të dalë para portierit mik, por pa mundur dot të gjeje rrugën e rrjetes.

Reklamë

Në pjesën e dytë Barcelona hapet më shumë në kërkim të golit mirepo basket nëpërmjet kundërsulnmeve bëhen më të rrezikshëm. Isak dhe Barrenecea u ndalën në dy raste nga Ter Shtegen. Katalanasit reagojnë dhe i shkojnë afër golit në dy raste sërish me Rakitic, por shpëtimi vjen nga VAR-I që I akordon një penallti Barcelonës në minutën e 80.

Messi e dergon topin në rrjete dhe  regjistron një rekord absolute me 438 gola në historine e kampionatit spanjoll. Argjentinasi bëhet golashënuesi më I mirë në historine e top 5 kampionateve të europës.

Pavarësisht presingut final dhe kërcënues të baskeve, Kamp Nou festoi një fitore te çmuar të katalanasve të cilët shpresojnë shumë që Betis, ish skuadra e trajnerit Setian të ndalë Realin në mbrëmjen e sotme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë