Ish-fituesja e Miss Bum Bum, Suzy Cortez, është zhveshur e tëra për të promovuar Kupën e Konfederatave që zhvillohet këtë vit në Rusi.

 

 

26-vjeçarja e ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet krejtësisht e zhveshur, ndërsa është e ngjyrosur vetëm me ngjyrë përpara.

 

 

Me këtë ngjyrosje të ngjashme me bikini të maskotës për Kampionatin e ardhshëm Botëror, ajo bën një sfilatë të vogël.

 

 

Në këtë formë, bukuroshja ka paralajmëruar turneun që zhvillohet një vit para Kampionateve Botërore, të njohur si Kupa e Konfederatave. “Edhe 45 ditë para Kupës së Konfederatave në Rusia 2017’”, shkruan në përshkrimin e videos.

 

 

Kjo nuk është hera e parë që ‘Miss Bum Bum 2015’ zhvishet nudo. Ajo e ka bërë shumë herë, sidomos duke e ngjyrosur trupin si fanella e Lionel Messit te Barcelona. Ndryshe, Suzy njihet si një tifoze e madhe e Barcelonës, e sidomos e Messit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *