E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Messi thyen mallkimin e karrierës, mund Brazilin dhe fiton Kupën e Amerikës

Më në fund vjen edhe trofeu që i mungonte në karrierën e tij të lavdishme.

Leo Messi fitoi si kapiten me Argjentinen, Kupen e Amerikes, nje trofe të cilit i ishte afruar tre here si finalist, por nuk kishte arritur ta ngrinte.

Argjentina këtë herë mundi 1 me 0 me mitikun “Maracana”, rivalin historik Brazilin. Mjaftoi per suksesin e madh një gol shume i bukur i shënuar nga Di Maria ne minuten e 21.

Ndeshja sikurse tradicionalisht ishte shume e luftuar, me mjaft kartona te verdhe dhe tension. Brazili u perpoq maksimalisht për të barazuar mirëpo, mbrojtja e Argjentines dhe portieri Martinez ishin një fortese e vërtetë.

Reklamë

Në fund lot gëzimi tek Leo Messi i cili ne moshen 34 vjeç fiton trofeun e pare të madh me kombetaren, një mallkim që e mundonte jo pak, njerin prej me të mirëve të historisë!

“Pleshti” fitoi gjithashtu dy cmime individuale. Ai u shpall golashenuesi me i mire i turneut dhe me se shumti lojtari me i mire i ketij edicioni te Kupes se Amerikes.

Ndersa Argjentina rikthehet te fitoje nje Kupe Amerike pas plot 28 vitesh.

Tani perfaqesuesja “Albiceleste” koleksionon 15 trofe ne historine e ketij kompeticioni, duke barazuar rekordin e Uruguajit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë