Në Francë, PSG mposhti Angers 2 me 0 në duelin e javës së 18 dhe e çoi distancën nga, Lens ndjekësi më i afërt në+6 pikë, skuadër që u ndal në barazim nga Strasburgu.

 

Në Parc de Prince, ishte Ekitike zëvendësuesi i Mbappe ai që zhbllokoi shifrat për parizienët që në minutën e 5 pas një topi të dhënë nga Mukiele.

 

Për të mbyllur diskutimin e tre pikëve në këtë ndeshje mendoi kampioni i freskët i botës Leo Messi, i cili pas një aksioni të mrekullueshëm, finalizoi saktë me të djathtën në portën mike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *