Lionel Messi ka komentuar për herë të parë largimin e rivalit të tij të madh Cristiano Ronaldo nga Reali I Madridit.

Gjatë një interviste dhënë për “Radio Catalunya”, kapiteni I Barcelonës pohoi se kishte mbetur I befasuar nga vendimi I Ronaldo për tu larguar nga Reali dhe nga kampionati spanjoll.

“Nuk e imagjinoja se ai do të ikte nga Reali dhe aq më tepër që do të shkonte tek Juventus. Kishte shumë skuadra që e donin. Me surprizoi gjithsesi, shkoi në një ekip shumë të forte. Me blerjen e tij, Juventus ka shumë shanse që të fitojë Uefa Champions League, pohoi Lionel Messi I cili tha se katalanasit janë ekip spektakolar dhe do të jenë favorite për championsin pavarësisht se në tre sezonet e fundit janë eleminuar gjithnjë në cerekfinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *