Një tjeter po per Lionel Mesin duke i dhëne fund telenovelës ne lidhje me te ardhmen e tij. Pasi u martua me Antonela Rokuzo, argjentinasi ne përfundim te muajit e mjaltit do te nënshkruaje kontratën e re 4 vjeçare me Barcelonën qe e lidh me klubin katalanas deri ne vitin 2021, atëherë kur do te jete 34 vjeç. Nje prej futbollisteve me te mire te botes i skadonte kontrata ne qershor te 2018 me Barcen, ndërsa pas tratativa te gjata eshte arritur me ne fund marrëveshja. Firma ne kontratën e re do te hidhet ne ditën e djeshme, por lajmi eshte zyrtarizuar nga faqja e klubit spanjoll përmes nje komunikate. Ne deklaratën e tyre klubi beri te ditur se feston vazhdimësinë dhe angazhimin e lojtarit me te mire ne histori. I formuar ne ketë skuadër i cili ka kaluar tere jetën e tij profesionale te Barcelona qe është emblemë e nje epoke te jashtëzakonshme ne boten e futbollit, edhe pse nuk behet e ditur shifra, Leo Mesi pritet te mbetet ne krye te futbollisteve te paguar. Deri ne kete moment ai merrte 388 mije euro ne jave, 34 mije me pak se Kristiano Ronaldo. Ky është rinovimin i tete ne histori me Barcelonën per futbollistin argjentinas qe ka fituar gjithçka me kete skuadër. Ai ka fituar 5 here topin e arte, por dhe shume çmime te tjera. 4 here ka fituar Champions League, 3 here superkupen e europes dhe po kaq botërorin e klubeve. Ne Spanje eshte shpallur 8 here kampion, 5 here kupën dhe 6 superkupen. Klauzola e prishjes se kontratës pritet te jete 300 milionë euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *