E mërkurë, 16 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Messi kthehet me Argjentinën

Ilustrim · Vizion Plus

Mediat spanjolle janë te sigurta. Lionel Messi do te rikthehet ne kombëtaren e Argjentinës. Një lajm qe do te bënte te lumtur çdo argjentinas edhe pse për momentin nuk mund te flitet per nje siguri absolute persa kohe vete ylli i Barcelonës nuk ka folur. Megjithatë ka pasur nje deklarate nga trajneri i ri i përfaqësueses 2 here kampione te botes, Edgardo Bauza i cili udhëtoi vete ne Barcelone per te folur nga afër me “pleshtin”…”. E pashe qe Leo kishte nje dëshire te madhe per tu rikthyer. megjithatë nuk dua te jem i prere ne atë qe them, do te flas serish me ate përpara se te përcaktoj listën e ardhshme te kombëtares para ndeshjeve te shtatorit, i shpreh trajneri Bauza ne aeroportin Buenos Ajres pas kthimit nga Barcelona. Megjithatë sipas Gaze El Mundo Deportivo, gjasat janë shume te mëdha qe Messi te jene bindur ne rikthimin e tij me Argjentinën, per te luajtur madje qe ne shtator kundër Uruguait. Ylli i futbollit botëror u tërhoq nga fanella e kombëtares, pasi humbi finalen e dyte radhazi ne kupën e Amerikës ndaj Kilit, pa lëne mënjane edhe finalen e botërorit kundër Gjermanisë. Kritikat ndaj tij per mënyrën sesi impenjohet me kombëtaren, nuk kane munguar çka solli edhe ne vendimin e tij per t’u tërhequr, nje vendim qe tani mesa duket mund te këtë nje prapaktheu.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh