Nga lotët e kupës se Amerikës dhe deklaratat per tërheqje nga kombëtarja, tek rikthimi me gol qe i jep shpresa dhe gëzim nje populli te tere. Ky është Leo Messi, ylli i futbollit botëror, i cili u bind te bënte prapaktheu nga trajneri i ri i përfaqësues argjentians Edgardo Bauza, duke qene serish shpresa e madhe e kombëtares se ketij vendi per nje trofe qe i mungon kaq shume atij dhe Argjentinës. Ne Rio Dela Plata, “pleshti” shënoi golin e fitores 1 me 0 te Argjentinës kundër Uruguait ne nje ndeshje te vështire te vlefshme per kualifikueset e botërorit per zonën e Amerikës Latine. Mesi shënoi me te majtën nga jashtë zone ne minutën e   43 mes nje grumbulli te madh lojtaresh miq, e fale nje topi qe u devijua per te shkuar ne rrjete. Ne fund te pjesës se pare Argjentina mbeti me 10 lojtare, pasi Dybala doli me te kuq, por vendasit arritën te ruanin kete fitore te çmuar qe e çuan ne krye te renditjes me 14 pike, 1 me shume sesa Uruguai. 13 pike ka edhe Kolumbia ne vendin e dyte, pasi mundi 2 me 0 ne shtëpi Venezuelën me gola te Hames Rodriges dhe Torres, ne nje ndeshje ku humben edhe dy penallti me Baken dhe Hames Rodriges. Ngjitet Brazili qe tani ka 12 pike, pasi mori nje fitore spektakolare 0 me 3 ne fushën e  Ekuadorit, i cili deri tani ishte kryesuesi i grupit. Gabriel Jesus, sulmuesi i blere nga Man City dhuroi spektakël. Ne minutën e 70 ai fitoi penalltinë qe u kthye ne gol nga Nejmar dhe me pas realizoi nje dopiete ne minutat 87 dhe 92. Ne kuote te barabarte pikesh me Brazilin edhe  Paraguai qe mori nje fitore te çmuar 2 me 1 ne shtëpi ndaj Kilit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *