Shtypi spanjoll ka shkruar se ylli i Barcelonës, Lionel Messi do t’i kërkojë klubit të bëjë gjithçka për të siguruar Hector Bellerin, Marco Verratti, Gerard Deulofeu dhe Ousmane Dembele në verë.

 

Siç ka bërë të ditur Diario Gol, argjentinasi nuk është aspak i kënaqur me ecurinë që ka pasur skuadra në këtë sezon dhe beson se klubi duhet të blejë një mbrojtës të djathtë, një mesfushor, një qendërmbrojtës dhe dy sulmues në mënyrë që Barça të mund të rivalizojë me Real Madrid sezonin e ardhshëm, shkruan Telegraf.

 

Katalanasit pritet të bëjnë shumë ndryshime këtë verë, me trajnerin Ernesto Valverde që ka ndërmend të rinojë skuadrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *