E diel, 8 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Messi drejt largimit nga Barcelona.

Lionel Messi është një ndër lojtarët më të rëndësishëm në ekipin e Barcelonës. Rezultatet e këqija dhe trazirat me trajnerin Setien duket se i kanë lënë një shije të keqe argjentinasit sa që ai ka menduar edhe largimin.

Të mendojmë për një largim të Messi nga Barcelona duket dicka e pamundur, por nëse ai do të vendoste për një largim shumë klube do të interesoheshin për shërbimet e tij. Mediat tregojnë se sulmuesi do të rishikojë kontratën e tij e cila perfundon në vitin 2021 .

Lionel Messi mund të joshet nga një ribashkim me Pep Guardiola në Manchester City, sipas mediave spanjolle. Në drejtimin e Pep , Messi arriti të fitojë gjithçka me Barcelonën.

Nje tjetër destinacion për yllin argjentinas duket se mund të jetë Juventus. Mediat aludojnë për një bashkim me Cristiano Ronaldo dhe kjo gjë duket gati e pamundur por nëse arrihet do të ishte një kënaqësi për çdo futbolldashës të shikonte dy lojtarët të luanin sëbashku.

Vazhdo të lexosh

Reklamë