Ishte një lajm që pritej prej kohësh nga tifozët e Barcelonës dhe me në fund tashmë gjithçka është zyrtare. Lionel Messi ka rinovuar kontratën me klubin katalanas deri në vitin 2021. Janë dashur 12 muaj negociata që klubi spanjoll dhe ylli argjentinas i përfaqësues nga babi i tij menaxher, të gjejnë gjuhen e përbashkët he të hedhin firmat që e bëjnë këtë marrëveshje ligjore.

 

Ne vitin 2021 Messi do të jetë 35 vjeç e praktikisht mund të themi që gjasat janë që “pleshti” ta mbylle karrierën me Barcelonën, klubin e vetëm me të cilin ka luajtur deri tani në futbollin profesionist edhe pse nuk përjashtohet ndonjë rikthim në argjentinas Neëells Old Boys, klubi i vendlindjes së tij Rosario.

 

Përjashto këtë hipoteze, të tjerat janë të pamundura pasi Barcelona me rinovimin e kontratës i ka vendosur lojtarit më të mirë në botë një klauzole prej 700 milion euro për tu largua para vitit 2021 nga katalanasit. Klubi Blaguarana duket se ka zënë mend nga çështja “Neymar”, të cilin PSG ia rrëmbeu për 222 milion euro, pikërisht falë klauzolës që kishte, pavarësisht se spanjollet nuk patën dëshirë ta shisnin. Rinovimi i Messit erdhi vetëm një ditë pasi ai mori për herë te 4 çmimin “Këpuca e Artë” në Spanjë.

 

Dhe Barcelona i bëri një dhurate, kontratën e re nga e cila do fitoje 30 milion euro neto në sezon, një si ai i meriton, madje është pak ta thuash këtë për një lojtar i cili në 620 ndeshje me Barcelonën ka shënuar 523 gola duke kontribuar ne fitimin e 30 trofeve mes të cilëve 8 kampionate 4 Champions League dhe 5 topa të artë. Pa Messin, Barcelona nuk do të ishte ajo që sot njohim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *