Subscribe

Viti Puccinian do të mbyllet sonte në mbrëmje në Teatrin e Operës dhe Baletit. Një prej kompozimeve të para të Giaccomo Puccinit, “Messa di Gloria” rikthehet këtë të hënë në skenë pas 9 vitesh, nën dirigjimin e maestro Dritan Lumshit dhe Toufic Maatouk.

“Jam shumë i lumtur që do të dirigjoj këtë orkestër dhe korin e këtij teatri, veçanërisht kur bëhet fjalë për një vepër të Puçinit. Muzika bashkon kombe, ndaj dhe kjo herë e parë e imja në Tiranë do lidhi ura bashkëpunimi me të gjithë artistët e teatrit tuaj. Vepra nis me violinat, të cilat vijnë si një lutje e brendshme që më pas do të përcillet nga zëri njerëzor. Melodia e thjeshtë, si dhe shkrimi kryesisht vertikal të tërheqin që në tingujt e parë të cilat bëhen gjithmonë e më prezente”, tha Maatouk.

E konsideruar si vepra që i pararapriu gjenialitetit të Puçinit, “Messa di Gloria” ka bërë bashkë 200 artistë jo vetëm të trupës së teatrit kombëtar të operës dhe baletit por dhe trupën e fondacionit Puccinian.

 “Është gjithmonë kënaqësi të rikthehem në Tiranë sidomos për shfaqje si kjo, që është e para e Puçinit. Është shumë interesante të kuptosh talentin e një të riu 18 vjeçar si Puçini që vendos për herë të parë një opera të tillë në Konservator. ndaj jam këtu duke krijuar dhe një bashkëpunim fantastik të nisur tashmë prej vitesh mes fondacionit tonë dhe operës suaj”, tha tenori Raffaele Abete.

Por kjo shfaqje nuk do të mbetet vetëm brenda mureve të teatrit pasi turi vijon që nga Durrësi e deri në Torre Di Lago në Itali, që është dhe  vendlindja e Puccinit.

“Messa di Gloria” do të vihet në skenë sonte në mbrëmje në orën 20.00./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *