Subscribe

“Inteligjenca Artificiale”, një nga projektet risi të këtij viti mësimor, është pritur me entuziazëm nga nxënësit e shkollës “Sami Frashëri”. Gjimnazi fitues i këtij programi ka në fokus teknologjinë, kodimin dhe gjuhën e programimit.

 

Në total janë përzgjedhur 20 nxënës nga viti i parë dhe i dytë, të cilët e zhvillojnë këtë projekt pas përfundimit të mësimit.

 

Sipas tyre, inteligjenca artificiale është e ardhmja.

 

NXËNËS

 

Bota do shkojë drejt inteligjencës artificiale dhe mendoj se çdo gjë do digitalizohet. Janë shumë të aplikueshme jo vetëm në jetën reale, por të zhvillojnë logjikën apo mendjen tënde. Të krijojnë një produkt që do ndihmojë jo vetëm vendin tonë, por edhe gjithë botën.

 

Inteligjencën Artificiale e kemi të aplikuar në shumë fusha, kur përdorim telefoni, kompjuterin për produkte të ndryshme. Njohuritë kanë qenë të reja, por jo të vështira.

 

 

Tek inteligjenca artificiale jemi marrë me disa module. Një temë ose dy tema që kam gjetur si më interesante janë smart city dhe smart home, që janë shtëpia dhe qyteti inteligjent. I kam gjetur shumë efikase edhe në jetën e përditshme.

 

Edhe profesionin, gjimnazistët e “Sami Frashërit” e lidhin me këtë fushë.

 

NXËNËS

 

Unë jam marrë që i vogël me informatikën, me inteligjencën artificiale dhe e shoh të ardhmen time lidhur fort me informatikën. Mendoj se në të ardhmen do filloj një universitet për informatikë, në rastin më të mirë do doja të bëhesha një programues.

 

 

Kam mësuar për lloje algoritmesh që mund të na japin zgjidhj, gjuhët e programimit dhe shumë gjëra të ttjera që kanë të bëjnë dhe me kibernetikën, pasi Inteligjenca Artificiale bazohet sigurisht te kibernetika.

 

Një nga tre mësueset që zhvillon këtë projekt, Donika Veliu, tregon se ky program nuk konsiderohet shume i vështirë, pasi tashmë nxënësit janë përdorues të rregullt të pajisjeve teknologjike. Për rrjedhojë, kjo do ti ndihmojë ata që të zhvillojnë aftësitë në fushën e Inteligjencës Artificiale.

 

DONIKA VELIU

 

MËSUESE E TIK DHE PROJEKTIT TË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE

 

Interesi është shumë i madh. Jemi të ndërgjegjshëm që inteligjenca artificiale ka filluar të aplikohet. Është e ardhmja e shumë shkencave. Ka një qëllim në vetvete që nxënësit jo vetëm të mbushen me terminologji apo me aplikimet që inteligjenca artificiale ka sjellë sot. Kemi tre nga nxënësit që kanë ardhur me projekte të gatshme lidhur me përmirësimin e mjedisit në Tiranë. Tani po shihet që një hapësirë e madhe ti lihet gjhës “Python”, ka nxënëës që kanë ardhur me njohuri të sakta dhe të tjerë që nuk kanë asnjë informacion e nisin nga niveli zero.

 

Në fazën e parë të këtij projekti pritet të trajnohen 24 mësues dhe rreth 200 të rinj.

 

Në gjimnazin “Sami Frashëri” është përuruar laboratori i parë i Inteligjencës Artificiale, program që pritet të shtrihet edhe në shkolla të tjera në të gjithë vendin për t’u bërë pjesë e kurrikulës mësimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *