PSG ka treguar forcën në transfertë duke iu hakmarrë Barcelonës në ndeshjen e kthimit.

Skuadra franceze ka triumfuar me rezultat 4:1 ndal Barcelonës, në ndeshjen e çerekfinales së Champions League.

Parisienët iu hakmorën për humbjen në sfidën e parë me 3:2 dhe me rezultat të përgjithshëm 6:4 u kualifikuan në gjysmëfinale.

Barcelona plot 61 minuta ka luajtur pa një futbollist, pasi që Araujo u përjashtua me karton në minutën e 29-të.

Edhe trajneri i Barcelonës, Xavi është ndëshkuar me karton të kuq pikërisht në minutën e 56-të. Në minutën e 12-të, Raphinha nga afërsia shënoi për 1:0 për Barcelonën.

Mysafirët morën hov kur është përjashtuar me karton të kuq Araujo në minutën e 29-të.

Dembele në minutën e 40-të barazoi rezultatin 1:1. Vitinha nga rreth 20 metra shënoi në këndin e poshtëm të djathtë, 4:2 në minutën e 54-të. Mbappe në minutën e 61-të nga penalltia realizoi për 1:3.

Dortmundi shkëlqeu në konak të vetin duke e mundur me rezultat 4:2 Atletico Madridin. Dortmundi iu revanshua rivalit për humbjen në sfidën e parë në Madrid me 2:1.

Për Dortmundin shënuan: Brandt (34′), Maatsen (39′), Füllkrug (71′), Sabitzer (74′) dhe për udhëtuesit Hummels (49′ – autogol), Correa (64′).

Në gjysmëfinale do të takohen PSG – Dortmundi. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *