E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Mësimi online për universitetet/ Çomo: Më mirë auditorët bosh sot dhe spitalet bosh nesër

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo argumentoi pse mësimi për universitetet duhet të vazhdojë online.

 

Reklamë

Gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve me ministren e Arsimit, Çomo tha se më mirë auditorët të mbahen bosh sot, sesa spitalet plot.

 

Sipas saj, rikthimi në universitete është më rrezik sepse studentët mund të infektojnë familjarët e tyre.

 

“Shifrat e personave të sëmurë në këtë periudhë 11 mujore janë bërë evidente çdo ditë. Janë 4 mijë persona që janë shtruar në spitalet 1, 3 dhe 4, që nga dita e parë dhe deri sot. Brezi i studentëve janë një portë hyrje për të dërguar virusin brenda familjeve të tyre. Detyrimi ynë është që në fund të fundit, duhet të japim mesazhin që bërja e punës të vijojë. Më mirë të kesh auditorë sot bosh dhe spitalet nesër bosh.”

Më shumë video

Reklamë